Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”. Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase pyetet në gjyq nga avokatët e të pandehurve të tjerë.
Petrit Qoli, pyet Tasen : Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?
Ndërkohë gjykata ndërhyn dhe i ndërpret pyetjet Qolit. Ish-deputeti i PS, fatmir Xhindi u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij, ndërsa ende nuk ka një autor.