-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Redi Muçi: Fundi i palavdishëm i një shërbëtori

Kryesoret

Deputeti i Lëvizes Bashkë, Redi Muçi ka reaguar pas shkarkimit të Erion Veliajt.

“Për vite të tëra, pas një buzëqeshjeje që ngjante si ngërdheshja e një qeni përpara se të kafshojë, Erion Veliaj i shërbeu devotshmërisht interesave të oligarkëve të ndërtimit e të inceneratorëve në Tiranë, duke iu bindur kokulur urdhrave të Edi Ramës.

Erion Veliaj është rasti tipik i shërbëtorit të zhveshur nga çdo normë morale, i cili akumuloi një përçmim të tillë nga qytetarët e Tiranës, saqë Edi Rama e kuptoi se ishte i sakrifikueshëm.

Edhe pse pas hekurave, Erion Veliaj sot nuk akuzohet për mega-aferën e inceneratorëve apo të 5D, që do të përzienin në valle edhe babanë e tij politik – Edi Ramën. Ai akuzohet për hedonizmin e shfrenuar të Marie Antoinnete-s së tij.

Kjo nuk është drejtësi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit