Prej orës 16:00 vazhdon mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimi që do të merret sot është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve të kryeqytetit.
Anëtari i këshillit bashkiak nga opozita, Genci Gjokutaj tha; Do votoj pro propozimit, por Veliaj nuk po mungon me dëshirën e tij. T’ja lëmë Kryeministrit që ta zgjidhë ai se ai është arkitekti i gjithë kësaj. Ky është rast unikal që një kryetar gjendet në këtë situatë. Aq respekt keni ju për kryetarin sa nuk e lejoni të flasë këtu. Ju doni ta shkarkoni sepse zbatoni një urdhër politik, ndërsa ne votojmë për një bashki të re. Ju deshën 4 muaj që të kuptoni se Bashkia nuk ka kryetar” tha ai.
Debat për shkarkimin e Veliajt/ Fino: Jemi të detyruar ta largojmë