Egli Tako në një intervistë ka folur së fundmi rreth lidhjes disa-vjeçare me aktorin Olsi Bylyku. Ajo u shpreh se gjatë kohës së lidhjes kishte zgjedhur shpesh të qëndrojë në hije, duke vënë në plan të parë mbështetjen ndaj partnerit të saj.
“Kur je më e re dhe në krah të dikujt që ka bërë hapa të mëdhenj, e ndjen se njëri duhet të bëjë një hap pas. Nuk është se ishte konkurrencë, por shpesh mundohesha të lija veten mënjanë dhe ta mbështesja atë në gjërat e tij. Të paktën kështu ndodhi tek unë. Nuk e di sa është kuptuar ose vlerësuar kjo,” u shpreh këngëtarja.
“Është shumë gabim të mos mendosh për veten, sepse koha ikën dhe asgjë nuk vlen më shumë se qëllimet e tua në jetë. Zoti të ka dhënë një talent, dhe është gjynah të mos e vësh në praktikë,” shtoi ajo.
Më pas Egli tha që nuk është penduar për zgjedhjet e bëra në atë kohë.
“Pishman nuk jam, sepse gjithçka ishte pjesë e asaj etape dhe e përpjekjes që bëmë së bashku,” u shpreh Egli.