Nesër në orët e para të mëngjesit do të kryhet dezinfektim ajror kundër larvave të mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit.
Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë dezinfektimin, ai do të kryhet ditën tjetër kur të jenë të favorshme.
Ndërkohë autoritetet e Shkupit i njoftojnë bletarët që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.