-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pesticide mbi normë, AKU bllokon rrushin e kuq dhe pjeshkat nga Greqia

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar praninë mbi normë të mbetjeve të pesticideve në dy produkte të importuara nga Greqia. Gjatë kontrolleve zyrtare, pjeshkat e importuara nga Greqia rezultuan me mbetje të pesticidit Phosmet në nivele të tejkaluara nga normat e lejuara.

Operatori i biznesit ushqimor është urdhëruar të njoftojë të gjitha subjektet ku është shpërndarë produkti dhe të organizojë kthimin e tij në rast se është ende në gjendje.

Ndërsa rrushi i kuq francez i importuar po ashtu nga Greqia, u analizua dhe rezultoi me pesticidin Propamocarb mbi normat e lejuara. Ky produkt u gjet nga inspektorët në një pikë shpërndarjeje në Lezhë, me një sasi prej afërsisht 800 kg.

AKU ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar sasinë e mbetur në treg dhe duke nisur procedurat për asgjësimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit