Pasditen e sotme tajfuni Ragasa ka prekur Kinën Jugore dhe si pasojë janë detyruar të evakuohen gati dy milionë njerëz.
Ragasa shkaktoi përmbytje katastrofike në Tajvan, ku të paktën 17 persona humbën jetën, ndërsa të tjerë raportohen të zhdukur.
Stuhia u shoqërua me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, të cilat pritet të vazhdojnë për disa ditë, ndërsa stuhia lëviz drejt perëndimit në brendësi të territorit.
Në qytetin Zhuhai, policia patrullonte rrugët me sirena dhe megafonë, duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. Ndërkohë në Tajvan, autoritetet janë ende duke u përballur me pasojat tragjike të tajfunit.