-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet me dronë mbyllën aeroportet daneze

Kryesoret

Sulmet me dronë kanë sjellë mbylljen e aeroporteve daneze. Ministri danez i mbrojtjes, Troels Lund Poulsen deklaroi se Danimarka është bërë viktimë e një sulmi hibrid profesional.

Incidentet me dronë filluan para orës 22:00 të mbrëmjes së së mërkurës dhe përfunduan para orës 01:00 të mëngjesit të së enjtes. Fluturimet u ndaluan për disa orë në aeroportin e Aalborgut (i cili është gjithashtu bazë ushtarake).

Aeroportet në Esbjerg, Sonderborg dhe Skrydstrup (ku ndodhen avionë luftarakë të ushtrisë daneze) u prekën nga sulmet gjithashtu.

Aeroporti i Billundit, i dyti më i madhi në Danimarkë, mbylli hapësirën ajrore për gati një orë, për shkak të dronëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit