Një operacion i gjerë i policisë greke, në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal në Athinë, të përbërë edhe nga shqiptarë. Aksioni u zhvillua në kryeqytetin grek dhe Arkadi, ku u sekuestrua një sasi e madhe droge dhe armësh, ndërsa në pranga ranë gjashtë persona.
Sipas autoriteteve, grupi kishte ngritur një aktivitet të strukturuar kriminal duke kultivuar kanabis dhe duke tregtuar edhe kokainë e droga sintetike. Në krye të organizatës qëndronte 39-vjeçari Fatjon Prendi, ndërsa pas tij në hierarki ishte 36-vjeçari Elson Ndreca.
Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtjen dhe magazinimin e drogës u arrestuan 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoji. Në pranga ra gjithashtu edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit iu gjet një thikë dhe rezultoi se qëndronte në mënyrë të paligjshme në Greqi.