Ditën e hënë nis zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku partitë politike dhe kandidatët e pavarur do të prezantojnë programet e tyre për qytetarët.
Në ambientet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), përfaqësuesit e partive dhe kandidatëve do të firmosin zotimin për t’iu përmbajtur standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor, kur qytetarët do të votojnë për kryetarët e komunave, të cilët do të kenë një mandat katërvjeçar.