Berat Gjimshiti komentoi barazimin 1-1 të Atalantës ndaj Juventusit, duke thënë se ekipi luftoi mirë, por mënyra si u pësua goli lë një shije të hidhur.
Ai theksoi se skuadra ka nevojë për kohë pas disa ndeshjeve radhazi, por është në rrugën e duhur. Përballja e ardhshme me Club Brugge, sipas tij, do të jetë sfidë e vështirë, por Atalanta synon fitoren.
Gjimshiti vlerësoi përqendrimin dhe mbrojtjen e organizuar të ekipit, si dhe performancën e të riut Ahanor, të cilin e cilësoi si premtues. Lidhur me stafin e ri teknik, ai tha se nuk ka ndryshime të mëdha, por ekipi duhet të përmirësohet si grup.