Rusia ka sulmuar Kievin që në orët e para të mëngjesit, dhe sipas AFP, tre persona janë plagosur. Ndërsa katër të tjerë janë plagosur në Zaporizhia.
Sipas mediave ukrainase, Rusia nisi sulme të njëkohshme në qytete të tjera, përfshirë Zaporizhian.
Në kryeqytet, dronë fluturuan mbi qytet dhe rrethinat e tij, ndërsa zjarr kundërajror dëgjohej vazhdimisht gjatë gjithë natës. Shumë banorë u detyruan të strehoheshin në stacionet nëntokësore të metrosë.
Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, njoftoi se tre të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa guvernatori lokal i Zaporizhias, Ivan Fedorov, tha se qyteti u godit “të paktën katër herë”.