Në një zhvillim të papritur, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka njoftuar zyrtarisht largimin e tij nga gara për një mandat të dytë.
Ky vendim vjen ndërsa presioni politik për të bashkuar votat kundër kandidatit socialist Zohran Mamdani po shtohet.
Adams, i cili në sondazhe renditej i katërti pas Mamdanit, ish-guvernatorit Andrew Cuomo dhe republikanit Curtis Sliwa, ka përfunduar një periudhë të gjatë spekulimesh mbi të ardhmen e tij politike.
Në një video-mesazh drejtuar qytetarëve, Adams falenderoi për mbështetjen dhe përmendi si arritje të mandatit të tij uljen e kriminalitetit, ndërtimin e mijëra njësive të banimit dhe menaxhimin e situatës së emigrantëve në qytet.
Largimi i tij pritet të ndryshojë në mënyrë thelbësore dinamikën e garës për Bashkinë e Nju Jorkut, duke e bërë Mamdanin favorit, por me një front më të bashkuar të kundërshtarëve që synojnë të ndalojnë fitoren e tij.









