-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moldavi/ Sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve, reagon kryeministri Recean

Kryesoret

Ndërkohë që qytetarët e Moldavisë po votojnë në zgjedhjet parlamentare, autoritetet po përballen me një valë sulmesh kibernetike të koordinuara kundër infrastrukturës zgjedhore. Kryeministri Dorin Recean ka bërë të ditur se tentativa të shumta janë regjistruar gjatë ditës së djeshme dhe sot.

Sipas tij, në shënjestër kanë qenë faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe disa qendra votimi jashtë vendit. “Sulmet janë identifikuar dhe neutralizuar në kohë reale, pa ndërhyrë në mbarëvajtjen e votimeve,” deklaroi Recean.

Megjithatë, si masë sigurie, Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (STISC) ka urdhëruar pezullimin e platformës host.md, si pasojë e një sulmi masiv që ka bërë të paaksesueshme rreth 4,000 faqe interneti. Kryeministri theksoi se sulmet janë të organizuara dhe po ndodhin në mënyrë të sinkronizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit