Eduart Merkaj është emëruar këtë të hënë si drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke zëvendësuar Florian Sulejmanin, i cili dha dorëheqjen disa muaj më parë.
Merkaj ka përvojë të gjatë në këtë sektor, pasi më parë ka drejtuar AMP-në kur ajo funksiononte nën emrin SHÇBA.
Ai gjithashtu ka mbajtur pozicione të rëndësishme brenda Policisë së Shtetit, duke qenë drejtor i policisë kriminale, si dhe përgjegjës për policinë e kufirit dhe migracionit.