-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata nxjerr avokatin nga shtëpia

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj avokatit Besart Logu, duke hequr “arrestin në shtëpi”.

Vendimi u shpall sot nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pranoi pjesërisht ankimimin e bërë nga Logu ndaj vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Posaçme.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO, ndaj Logut është caktuar masa e sigurimit “ndalim i përkohshëm për të ushtruar profesionin e avokatit”.

Në njoftim theksohet gjithashtu se palët kanë të drejtë ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

SPAK e akuzon se avokati Logu i mori një italiani 8 mijë euro për të ndikuar tek drejtësia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit