Një ngjarje kriminale është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bashkinë Krujë.
Është hedhur në erë me eksploziv makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci.
Makina tip “Range Rover” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e parme të saj.
Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugocë krah restorantit.