Mark Zuckerberg ka blerë një mega-jaht luksoz me vlerë 300 milionë dollarë, që përfshin spa, sallë stërvitjeje, kinema dhe pishinë, me kapacitet për 24 të ftuar dhe 50 persona staf.
Ky jaht është i 45-i më i madh në botë dhe udhëton së bashku me një mjet tjetër luksoz prej 30 milionë dollarësh.
Blerja ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale për luksin e tepruar dhe ndikimin negativ në mjedis. Organizata OXFAM thekson se megajahtet emetojnë mesatarisht 5672 tonë karbon në vit — sasi që një person do të emetonte për 850 vite.
Po ashtu, OXFAM vëren se 10 personat më të pasur në botë janë përgjegjës për gjysmën e emetimeve globale të karbonit, duke nxjerrë në pah nevojën për taksimin më të ashpër të pasanikëve.