-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpallet formacioni më i mirë i Superiores

Kryesoret

Pas përfundimit te javës së 5-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë të kësaj jave sipas skemës 4-2-3-1.

Aldo Teqja i Dinamos është përzgjedhur si portieri i kësaj jave.

Në katërshen e  mbrojtjes rreshtohen Edison Ndreca (Egnatia), Bruno Lulaj (Elbasani), Aurel Marku (Bylis) dhe Ardit Toli (Teuta).

Para vijës difensive rreshtohen Taofeek Malomo (Bylis) dhe Esat Mala (Vllaznia) ndërsa në mbështetje të vijës sulmuese janë Alessandro Albanese i Egnatias, Edon Murataj i Vllaznisë, dhe William Serge Ouambe Tabekou i Tiranës.

Në majën e sulmit qëndron Lorenco Vila i Dinamo Cityt.

Trajneri i kësaj javë është zgjedhur Mirel Josa i Bylisit, pas fitores 3-1 kundër Partizanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit