Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet, Veliaj padit Ramën në kushtetuese.
Analisti Poli Hoxha shprehet se situata e vështirë në të cilën ndodhet Erion Veliaj, duke theksuar se ai po përballet me akuza serioze dhe presion të madh nga SPAK-u. Sipas tij, situata është e ndërlikuar dhe e vetmja rrugë për Veliajn mund të jetë ankesa në Strasburg.
“Nëse Edi Rama nuk do të kishte bërë atë që bëri, ai do të ishte bërë vetë kryetar, e këtë e dimë shumë mirë. Unë kam një dyshim, ose një indicie. Situata e tij është shumë e rëndë, duke u hutuar nga SPAK-u. Nuk është vetëm ai, por janë të gjithë si puna e tij. Ai ka tre akuza, që nuk janë pak. Në situatën e tij është shumë e vështirë, dhe e vetmja rrugë e tij është Strasburgu.
Unë do t’i vendosja titullin: ‘Plas lufta Veliaj–Rama’. Ai duhet të hapë luftë me Edi Ramën, por ta hapë me prokurorinë, që është e drejta për të filluar nga SPAK-u. Dhe nëse ai do të hiqte Shqipërisë krimin e organizuar, a ka ai burrëri ta bëjë këtë,” tha Poli Hoxha.