Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi në fusha kyçe si integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.
Peleshi theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të ngushtë si bazë të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Me Ambasadorin e Italisë, Marco Alberti, mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha kyçe si integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.
Bashkëpunimi i ngushtë dhe dialogu i vazhdueshëm mbeten themeli i partneritetit tonë strategjik”, shkroi Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.