“Personalisht nuk kam konflikte me askënd, ndaj jam i bindur se nuk ishte shënjestra automjeti im”. Kështu deklaroi kryetari i njësisë administrative të Fushë Krujës, Ilir Loci pasi makinës së tij iu vendos eksploziv mbrëmjen e djeshme.
Iliri Loci ka pohuar jashtë kamerës se makina e tij ka dëmtime të lehta, ku është thyer njeri nga xhamat anësor, dhe nuk ka qenë shënjestra automjeti i tij. Ilir Loci është kreu i Njësisë ADM Fushë-Krujë, dhe nuk njihet si njeri me probleme.








