Në një përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe për të përcaktuar prioritetet e përbashkëta në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Ngarkuarja me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horn, u takua me ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.
Temë qendrore e takimit ishte identifikimi i fushave strategjike që lidhin interesat e të dyja vendeve.
Ambasada amerikane ka bërë publike këtë takim përmes një postimi në rrjetet sociale:
“E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu për të kuptuar agjendën e tij ligjvënëse dhe për të identifikuar fusha që përputhen me interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata diskutuan shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, të cilat SHBA i konsideron thelbësore në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve tanë dhe për të mbajtur vendet tona të sigurta”.