Policia e Matit ka vënë në pranga Juxhin Sadën, 25 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për shkak të përfshirjes së tij në djegien e një automjeti në qytetin e Burrelit.
Ngjarja ka ndodhur në qershor, pasi Sada së bashku me një tjetër të arrestuar Egrin Koçi, pas një konflikti fizik me pronarin e makinës, dogjën automjetin e tij.
Operacioni për kapjen e Sadës u zhvillua nën kodin “Firemen” dhe përfundoi me sukses nga policia lokale. Materialet e mbledhura janë dërguar në Prokurorinë e Dibrës për veprime të mëtejshme.