Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri pas negociatave me Partinë Demokratike, theksoi rëndësinë e zgjedhjes së një kandidati të unifikuar jashtë spektrit politik tradicional për opozitën.
Ai theksoi se për ta, parimi i një kandidati që bashkon është më i rëndësishëm sesa emri i tij dhe se nuk kanë kushte për zgjedhjen e emrit.
Kapri shtoi se ky model i propozuar është krejt ndryshe nga ai i Manastirliut, duke vlerësuar nevojën për një profesionist publik me shanse reale për sukses.
“Jam dakord që të respektohet propozimi ynë që një kandidat jashtë pol, mbi palët, të unifikojë opozitën. Jemi dakord me parimin, nuk është i rëndësishëm emri. Jemi te parimi, emri është dytësor. Kemi dhënë edhe ide të reja. Absolutisht po, për ne ka rëndësi parimi dhe nuk po vëmë kushte për emrin. Ne nuk po vëmë kushte. Po respektohet ky parim, ndryshe ne nuk do ishim këtu. Ne mendojmë se kjo është forma. Një model që është totalisht e kundërta e Manastirliut. Një njeri profesionist, publik, që i ka vërtet shanset dhe është model tjetër. Nuk po vëmë asnjë lloj kushti për emrin.“, tha Kapri.