Kryeministri Edi Rama vlerësoi marrëveshjen e re me Universitetin Politeknik si një hap të rëndësishëm për përgatitjen profesionale të studentëve përmes praktikave të paguara dhe zhvillimit të infrastrukturës.
Ai theksoi nevojën për të fuqizuar më tej bashkëpunimin dhe për të përfshirë inteligjencën artificiale në arsimin universitar.
“Iu bëj thirrje të angazhohen sa më shumë për të punuar sëbashku në funksion të rritjes së komponentit të AI në të gjitha hapsirat e universiteteve tona. Ka pak rëndësi se në cilën pikë të globit ndodhesh pasi përmes AI mund të bëhen kapërcime epokale që do ishin të pamundura pavarësisht talenteve. Do përgatitemi që në buxhetet e ardhshme të kemi një komponent të mbështesim të gjitha sprovat në këtë drejtim. Dua ta mbyll me këtë ndryshim dhe domosdoshmërinë që në çdo universitet të krijojmë sa më parë hapësirat për t’i dhënë mundësi pedagogëve dhe studentëve që të aktivizojnë talentet dhe dijet e tyre, kuriozitetin e tyre intelektual për AI, është e domosdoshme dhe e mundur. Ajo çka e bën ekzaltuese AI është se ka pak rëndësi se në cilën pikë të globit ndodhesh dhe në cilin rresht të klasifikimit të vendeve ndodhet vendi ku ti jeton pasi përmes AI mund të bëhen kapërcime epokale që do të ishin krejtësisht të pamundura pavarësisht talenteve, vullnetit dhe ambicieve. Në funksion të kësaj, do përgatitemi që në buxhetin e vitit të ardhshëm të kemi një komponencë të mbështesim të gjitha sprovat që do t’ia vlejnë të mbështeten në këtë drejtim dhe iu bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve që të angazhohen sa më shumë për të punuar së bashku në funksion të rritjes së komponentit të Ai në të gjitha hapësirat e universiteteve tona”, u shpreh kryeministri Edi Rama.








