Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi për një situatë kritike në termocentralin bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin rus.
Bombardimet e vazhdueshme kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe kanë shkaktuar dështimin e njërit prej gjeneratorëve emergjentë, duke rritur rrezikun për një krizë të mundshme bërthamore.
“Në mesazhin e tij të përnatshëm, të regjistruar në video, Zelensky u shpreh se një nga gjeneratorët e emergjencës që furnizonin centralin me energji nuk funksionon më, shtatë ditë pasi u ndërpre lidhja me rrjetin elektrik.
“Kjo është dita e shtatë. Nuk ka pasur kurrë më parë një situatë kaq urgjente në termocentralin e Zaporizhias. Gjendja është kritike. Bombardimet ruse e kanë shkëputur centralin nga rrjeti elektrik”, tha Zelensky.
“Tani kemi informacione se një nga gjeneratorët ka ndalur së funksionuari”, tha ai.”