Sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në kampionatin kroat nga gazeta “index.hr”. Ai u vlerësua për paraqitjet e tij të shkëlqyera ndaj Hajduk Split dhe Slaven Belupo, ku kontribuoi me dy gola dhe një asist.
Hoxha mori 102 vota nga lexuesit, duke lënë pas emra si Naim Omerovic dhe Iuri Tavares. Ai ishte gjithashtu në garë për golin më të mirë të muajit, por çmimi shkoi për bashkëlojtarin e tij Monsef Bakrar.
Hoxha pritet të jetë titullar ndaj Maccabi Tel Aviv dhe më pas do t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë.









