Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki është botuar në Fletoren Zyrtare.
Zgjedhjet do të mbahen më 9 nëntor 2025 në bashkitë: Tiranë, Berat, Vlorë, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Me hyrjen në fuqi të dekretit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të nisë zyrtarisht përgatitjet për organizimin e procesit.