Të premten në “Air Albania” luhet derbi Partizani-Tirana për javën e gjashtë të Superligës. Të dy ekipet janë në situatë të vështirë dhe e shohin këtë ndeshje si mundësi për të marrë pikë.
Trajneri i Partizanit, Milinkovic, tha se është koha për të treguar një tjetër fytyrë dhe për të përmirësuar lojën, pasi ekipi ka vetëm 4 pikë deri tani. Ai është optimist se me disa rezultate pozitive situata mund të ndryshojë dhe kërkon që lojtarët të japin maksimumin.
Pas pesë javësh, Partizani është në vendin e tetë, ndërsa Tirana mban vendin e fundit.