Një deklaratë tronditëse e Kim Kardashian në trailerin e ri të “The Kardashians” ka rikthyer në vëmendje një episod të vjetër: ajo pretendon se “dikush shumë i afërt” me të ka punësuar një vrasës me pagesë për ta vrarë.
Edhe pse nuk përmend emra, ndjekësit kanë lidhur fjalët e saj me deklaratat e mëparshme të ish-bashkëshortit Kanye West.
Në vitin 2022, reperi kishte shkruar se Kim e kishte akuzuar për të njëjtën gjë gjatë betejës së tyre të divorcit, duke theksuar se akuzat e rënda mund ta çonin në burg.
Çifti u divorcua në 2021 pas një marrëdhënie të tensionuar dhe katër fëmijëve të përbashkët. Reality show pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjet që fshihen pas këtyre deklaratave.