Në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri një shaka me gabimin gjeografik të ish-Presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump kishte përmendur gabimisht Shqipërinë në vend të Armenisë, duke e përzier atë me konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump kishte deklaruar se i kishte dhënë fund luftës midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, por bëri një gabim të qartë gjeografik. Trump, duke theksuar rolin e tij si ndërmjetës ndërkombëtar, e kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, vendin me të cilin Azerbajxhani në fakt kishte një konflikt.
Batuta e Ramës, në prani të Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, e zuri Macronin në befasi: “Na detyrohesh të kërkosh falje. Nuk na përgëzove që i dhamë fund konfliktit për të cilin Presidenti Trump punoi kaq shumë për ta përfunduar.”
Shkëmbimi i talljes midis Macron dhe Ramës, përfundoi me të qeshura midis dy udhëheqësve, shkruan La Repubblica.