Në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Conference League, skuadra shqiptare Shkëndija pësoi humbje 2-0 në transfertë ndaj Rayo Vallecanos. Golat u shënuan nga Lopez dhe Perez në pjesën e parë.
Ndërkohë, Drita në Finlandë mori një barazim të rëndësishëm 1-1 ndaj Kupit. Golin për skuadrën dardane e realizoi Dabiqaj, duke iu përgjigjur golit të Parzyszek nga vendasit.
Në Europa League, Roma u mposht 0-1 nga Lille me golin e Haraldsson. Bologna dhe Freiburg ndanë nga një pikë me barazimin 1-1, ndërsa Betis fitoi 2-0 ndaj Ludogorets.









