-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shoferi i linjës Sarandë-Athinë dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg për kokainë

Kryesoret

Vasillaq Vasili, 52-vjeçari shofer i linjës Sarandë-Athinë, u kap në pikën kufitare Qafë-Botë më 18 nëntor 2024 me rreth 3.4 gram kokainë në çantën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën 6 doza me pluhur të bardhë dhe një peshore elektronike.

Ai pranoi se ishte përdorues i kokainës dhe se drogën e kishte blerë në Athinë për 80 euro.

Ekspertiza toksikologjike konfirmoi përdorimin e kokainës në organizmin e tij.

Gjykata e Sarandës e dënoi për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” me 5 vite burg, por me aplikimin e gjykimit të shkurtuar dënimi u la në 3 vite e 4 muaj burg, që do të vuhet në një burg me siguri të zakonshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit