Gjatë operacionit të sotëm policor të urdhëruar nga SPAK-u në Durrës në prangat e policisë ka rënë Enea Kume, që rezulton të jetë dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume.
Në një intervistë tek Ora ku foli për përvojën e tij të re si deputet i ri i Kuvendit të Shqipërisë tha;
“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.
Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume.