Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga 13 deri më 16 tetor, duke u takuar me liderët e rajonit.
Vizita përfshin edhe Prishtinën më 15 tetor, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Qëllimi kryesor është riafirmimi i perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit, ndërsa raporti vjetor i Komisionit Evropian për zgjerimin është shtyrë për në nëntor, për të shmangur ndikimin negativ në vizitë.
/5pyetjet.al