Personi në foto është autori i vrasjes së djeshme në Tiranë, 38-vjeçari Arlind Demushi duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Ai akuzohet për vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci. Trupi i pajetë u gjet mbrëmjen e kaluar në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 pasi pinë bashkë në lokal.
Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave, Demushi ka goditur me thikë 40-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.