Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi një mesazh të fortë organizatës Hamas, duke e cilësuar atë “të pamëshirshme” dhe duke kujtuar masakrën e 7 tetorit.
Ai vendosi një afat përfundimtar deri të dielën në orën 18:00, sipas orës së Uashingtonit, për pranimin e një propozimi paqeje të nënshkruar nga Izraeli dhe disa shtete të fuqishme rajonale.
Nëse Hamasi nuk pranon marrëveshjen, Trump paralajmëroi se “do të shpërthejë ferri ndaj Hamasit.”