Në një intervistë për Al Jazeera, Abu Marzouk, një nga drejtuesit e Hamasit, ka deklaruar se është e pamundur që të gjithë të burgosurit dhe trupat të dorëzohen brenda 72 orësh.
Ai tha se Hamas e ka pritur me një frymë pozitive planin e propozuar nga SHBA-të, por theksoi se disa kërkesa, si ajo për dorëzimin e shpejtë, nuk janë të realizueshme në kushtet aktuale.
“Ne i kemi trajtuar me frymë pozitive pikat e planit të Trump që lidhen me lëvizjen tonë, dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin me pozitivitet të ardhmen e popullit palestinez. Megjithatë, dorëzimi i të burgosurve dhe trupave brenda 72 orësh është një çështje e parealizueshme në rrethanat aktuale”, theksoi Marzouk.