-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koçiu: Strukturat e emergjencave nën një komandë të vetme

Kryesoret

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi se për të përmirësuar koordinimin dhe efikasitetin në menaxhimin e emergjencave, të gjitha strukturat do të funksionojnë nën një komandë të vetme.

Koçiu njoftoi gjithashtu ngritjen e Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Zjarrfikësve, e cila do të standardizojë proceset e pranimit dhe do të sigurojë trajnime të vazhdueshme për zjarrfikësit.

E nevojshme dhe e domodoshme që këto struktura të vendosen në një komandë të vetme kur vjen puna te emergjencat. Kjo komandë të jetë në gjendje që të koordinojë si trup i vetëm të gjithë aksionet dhe të perfeksionojë bashkëpunimin ndërinstitucional, të maksimalizojë efikasitetin e përdorimit të fondeve dhe të rrisë në mënyrë efektivëe mbulimin në të gjithë terrritorin. “, tha ajo.

Ajo njoftoi edhe krijimin e Qendrës kombëtare të Trajnimit të Zjarrfikësve,

“Do të standartizojmë procedurën e pranimit në këtë shërbim, duke nisur me procedurat e rekrutimit. Do të aplikojmë modelet e suksesshme, duke vendosur edhe punonjësit në këtë shërbim në një selektim me kritere të qarta, me analizë të qartë të formimit periodik të vlerësimeve bazë të rekrutimit dhe aftësive të tyre fizike, psikologjike dhe profesionale. Për trajtim të vazhdueshëm do të krijohet qendra kombëtare e trajnimit të zjarrfikësve. Të gjithë zjarrfikësit do të marrin trajnim të vazhdueshëm. I gjithë procesi do të shoqërohet me skema motivuese për përfitime financiare dhe ngritje në karrierë. E fundit janë edhe fushatat e vazhdueshme të ndërgjegjësimit dhe edukimit që do të nisen që nga shkollat dhe do shtrihen në çdo strukturë vendore.”, tha Koçiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit