Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, ka vendosur të lërë detyrën pas rezultatit të dobët në derbin e fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, 39-vjeçari falenderoi klubin dhe njoftoi përfundimin e një faze të rëndësishme në karrierën e tij me të kuqtë.
Në një sezon të vështirë, ku Partizani renditet në vendin e parafundit me vetëm katër pikë dhe rezultate jo të kënaqshme, largimi i Abilaliajt pritet të sjellë ndryshime në drejtimin e skuadrës.
Sinjale për largim ka dhënë edhe trajneri Mladen Milinkovic, i cili ishte zgjedhur për këtë rol nga vetë Abilaliaj.