-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jorida Tabaku: Kriza e vërtetë është kriza e familjes shqiptare

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, theksoi se Shqipëria po përballet jo vetëm me krizë ekonomike, por kryesisht me krizën e familjes shqiptare.

Ajo vuri në dukje se për të mbijetuar në Tiranë, një person ka nevojë për 46 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa një familje me dy fëmijë duhet të përballojë shpenzime prej 87 mijë lekësh, shifra që bëjnë të pamundur jetesën me dy paga minimale.

“Sot një person për të jetuar në qytetin e Tiranës i duhen 46 mijë lekë të reja vetëm për shpenzimet bazë të jetesës, për ushqim dhe nevoja të tjera, pa llogaritur banesën. Ndërsa një familje me dy fëmijë ka nevojë për 87 mijë lekë në muaj. A mund të jetojë një familje që merr dy paga minimale me këto çmime të rritura? Sigurisht që jo”, shprehet ligjvënësja demokrate në postimin e saj në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit