-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau ‘Bushin’? Fqinjët: Mendova se ishte tërmet, fëmijët u trembën shumë

Kryesoret

58-vjeçari Isuf Jacaj i njohur si ‘Bushi’ mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, pas një shpërthimi me tritol në makinën e tij. Ai ishte emër i njohur për policinë si person me precedentë penalë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol.

Banorët shprehen të frikësuar dhe të pasigurt. “Ishte një shpërthim i frikshëm. I njoh ata njerëz. Janë njerëz të mirë, por fëmijët ndonjëherë bëjnë gjëra që nuk të shkon mendja. Mendova se ishte tërmet. Dëmet janë të mëdha, dhe ajo që i ndodhi atij babai ishte tragjike. Nëse djali kishte probleme, pse duhej të vuante i ati?”, tha një prej grave.

Një banore tjetër tha “Nuk është vendi i egër, janë njerëzit që janë bërë të egër…”. Një tjetër dëshmitare tregoi “Na u thyen xhamat në shtëpi. Fëmijët u trembën shumë, desh vdiqëm nga frika. Kishim dhe turistë të huaj në shtëpi, njëra prej tyre shtatzënë, dhe nisi të qante nga paniku“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit