Në episodin e parë të sezonit të pestë të podcast-it “Flasim”, Ogerta Manastirliu rrëfeu jetën e saj personale përballë kryeministrit Edi Rama, duke vënë në qendër familjen si burimin kryesor të forcës së saj.
Ajo tregoi se është njohur me bashkëshortin, Ermalin, në gjimnaz dhe se martesa dhe lindja e vajzës së parë ndodhën në të njëjtin vit, në 2005.
“Ermali është kolona ku mbështetem. Më ka lehtësuar nga shumë angazhime si nënë, në mënyrë që të mund të përkushtohem në punën publike,” tha Manastirliu, duke pranuar se koha për familjen është e kufizuar për shkak të angazhimeve politike.
Rama komentoi se është e vështirë të kuptosh sa sakrifica bën bashkëshorti i një gruaje në pozita të larta, ndërsa Manastirliu theksoi rëndësinë e mbështetjes reciproke në çift.