Kryeministri Edi Rama ka rikthyer këtë të diel, më 5 tetor 2025, podkastin e tij “Flasim”, duke nisur sezonin e pestë me një episod ku e ftuar është kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.
Në nisje të episodit, Rama ndalet te Diella, ministrja e parë virtuale në një qeveri në botë duke theksuar ndikimin që ajo ka pasur në imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.
“Kështu që fillojmë me episodin e parë të sezonit të pestë të podcastit ‘Flasim’. Bota vazhdoi të fliste për Shqipërinë edhe këtë javë, për Diellën, ministren e parë artificiale të parë në një qeveri në botë. Nuk mbaj mend, që kërkesat të kenë qenë kaq të panumërta për Diellën. Dhe të kenë kapur të gjitha antenat e planetit dhe të gjitha faqet e planetit, ka kuriozitet të madh për të Akoma, ndërsa ka edhe dyshime dhe kritika për suksesin e ministres sonë. Apo edhe çudira si këtu në shqipëri kur zbuluan se diella ka 6 gishta. Në kaq pak kohë ajo ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë, saqë edhe kaq mjafton për ta bekurar atë.”, tha Rama.