-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Indinë verilindore, mbi 60 viktima

Kryesoret

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur ose rezultojnë të zhdukur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur Nepalin dhe Indinë verilindore gjatë 48 orëve të fundit.

Në Nepal, autoritetet raportojnë 43 viktima, ku 37 prej tyre në provincën lindore të Ilam. Rrugët janë bllokuar, terreni i vështirë po pengon operacionet e shpëtimit dhe shumë zona janë të paarritshme, tha zyrtarja lokale Sunita Nepal. Në Katmandu, lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur zona të tëra urbane.

Kryeministrja e përkohshme Sushila Karki u shpreh se të gjitha agjencitë janë në gatishmëri për ndihmë dhe shpëtim, ndërsa shpalli dy ditë pushim zyrtar për të përballuar situatën.

Në Indinë verilindore, në distriktin Darjeeling të shtetit të Bengalit Perëndimor, të paktën 20 persona kanë humbur jetën. U raportua për dy ura të rrënuara, rrugë të shkatërruara dhe zona të tëra të izoluara.

Kryeministri indian Narendra Modi shprehu dhimbjen për jetët e humbura dhe premtoi ndihmë të menjëhershme nga qeveria qendrore.

Kjo valë e motit ekstrem ndodh gjatë sezonit të musoneve, i cili zgjat nga qershori në shtator, por shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i intensifikojnë dukshëm këto fenomene në Azinë Jugore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit