Bie keq Barcelona. Katalanasit humbën me rezultatin e thellë 4-1 në La Liga përballë Seviljes.
Sanchez, Romero, Carmona dhe Adams ishin autorët e golave të Seviljes. Ndërsa për Barcelonën golin e vetëm e shënoi Rashford.
Leëandovski kishte mundësinë për të barazuar në minutën e 76-të, por gaboi nga penalltia dhe këtu ndeshja mori rrjedhë tjetër.
Sevilla me këtë fitore renditet në vendin e katërt me 13 pikë, Barcelona mban vendin e dytë me 19 pikë, dy më pak se Reali kryesues.