-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim tritoli në Sarandë/ Vritet babai i Klaus Jacajt, i dyshuar për plagosjen e dyfishtë

Kryesoret

Një shpërthim tronditi mbrëmjen e 4 tetorit qytetin e Sarandës, ku humbi jetën 58-vjeçari Isuf Jacaj, i njohur me nofkën “Bushi” dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, ku një sasi lënde eksplozive shpërtheu në automjetin tip Toyota në pronësi të viktimës, ndërsa ai ndodhej brenda.

Jacaj kishte një të kaluar të ngarkuar me konflikte dhe përfshirje në ngjarje kriminale, por vitet e fundit ishte aktiv në fushën e turizmit.

Një nga pistat kryesore të hetimit është hakmarrja, për shkak të përfshirjes së djalit të tij, Klaus Jacaj, në një ngjarje të rëndë kriminale më 17 korrik 2025, ku dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri.

Ngjarja është ende nën hetim, ndërsa autorët nuk janë identifikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit