Franca po kalon një moment të vështirë politik, pasi kryeministri i ri, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen vetëm një ditë pasi qeveria u formua dhe vetëm 27 ditë pas emërimit të tij.
Lecornu u prit sot në mëngjes në Pallatin Élysée nga presidenti Emmanuel Macron, ku i dorëzoi dorëheqjen e tij, e cila u pranua menjëherë. Kjo e bën Sébastien Lecornun kryeministrin me mandatin më të shkurtër në historinë e Francës.
Ky zhvillim shton paqartësitë dhe tensionet në politikën franceze, ndërkohë që pritet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës nga ana e presidentit Macron.