Ekzekutohet gjyqtari Astrit Kalaja. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme brenda sallës në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Autori i dyshuar është Gjon Shkëmbi.
Pas dhënies së vendimit për një çështje që lidhet me pronat, Shkëmbi i pakënaqur ka nxjerrë armën e zjarrit duke qëlluar me armë zjarri kundër tij. Kalaja u qëllua në gjoks disa herë.
U transportua me shpejtësi drejt spitalit, por disa minuta më pas ndërroi jetë duke mos u mbijetuar plagëve të rënda që mori.
Të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë nga pala tjetër në këtë proces me autorin, që u arrestua. Kjo është hera e parë që vritet një magjistrat brenda sallës së gjyqit.